Policia e Korçës prej dy ditësh vijon me kontrolle për kamerat e sigurisë të cilat janë vendosur në qytetet e Korçes dhe Pogradecit si dhe në disa prej fshatrave më të njohur të juglindjes së vendit.

 

 

Burime bëjnë me dije deri tani nga kontrollet e ushtruar janë hequr dhe sekuestruar 31 kamera kryesisht në qytetin e Pogradecit si dhe fshatrat më të njohur të dy bashkive. Të njëjtat burime thanë se gjatë ditës së sotme nga ana e strukturave të policisë së drejtorisë vendore të Korçës po punohet për heqjen e kamerave të vendosura pa leje në qytetin e Korçës.

 

 

Policia deri tani nuk ka bërë me dije se kujt i përkasin këto kamera ashtu siç nuk ka thënë asgjë nëse kamerat e para të hequra i përkasin personave në probleme me policinë apo janë vendosur në mënyrë të paligjshme nga biznese që operojnë në këto dy qytete si dhe fshatrat ku kamerat janë hequr tashmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re