Edhe pse kanë mbetur 24 orë nga zgjedhjet e kontestuara, Rama është shfaqur duke u relaksuar në Vlorë. Mesa duket pas fushatës përmbyllëse në Vlorë, Rama ka vendosur të pushojë pak duke shijuar bregdetin e jugut. ‘Mirmëngjës’, shkruan kryeministri bashkëngjitur videos.

Kujtojmë se sot në Shqipëri është heshtje zgjedhore, pas mbylljes të fushatës një ditë më parë nga Partia Socialiste. Në zgjedhjet që priten të realizohen ditën e nesërme në 30 Qershor, opozita nuk do të marrë pjesë, ndërkohë që Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka anuluar 30 Qershorin si ditë zgjedhjesh dhe ka nxjerrë dekretin e ri për zgjedhjet më 13 Tetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re