Ishulli indonezian Bali do të presë samitin e G20 më 15 dhe 16 nëntor, domethënë 20 vendet më të fuqishme në botë.

Presidentët e Ukrainës dhe Rusisë, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, janë të ftuar në Samit.

Nëse të dy vijnë, do të ishte pikëtakimi i tyre i parë që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës.

Në një intervistë për The National News, ambasadori i Indonezisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Husin Bagis tha se përgatitjet për ardhjen e Zelensky-t dhe Putinit janë duke u zhvilluar.

“Aktualisht jemi duke vendosur se në cilat hotele do t’i vendosim. Njëri për Putinin dhe tjetri për Zelenskiy-n,” tha Bagis, raporton EDNeës.

Ai shtoi se ata duan të shmangin tensionet e mundshme dhe prandaj duan t’i ndajnë ato.

Megjithatë, Zelensky dhe Putin nuk e kanë konfirmuar ende mbërritjen e tyre.

 “Ne duam që G20 të jetë një platformë për paqen, jo për konfliktin. Ukraina nuk është pjesë e G20, por ne e ftojmë atë gjithsesi,” tha Bagis.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re