Koreja e Veriut pretendon se nuk ka asnjë rast të infeksionit me koronavirus në raportin e saj të fundit dërguar Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja i tha Associated Press se Koreja e Veriut kishte raportuar se kishte testuar 23,121 njerëz për koronavirus që nga 1 prilli dhe se të gjitha rezultatet ishin negative.

Shumë kanë shprehur dyshime nëse Koreja e Veriut e ka shmangur plotësisht pandeminë, duke pasur parasysh infrastrukturën e saj të dobët shëndetësore dhe kufirin që ndan me Kinën, që është shpëtimi i saj ekonomik.

Gjatë pandemisë, Koreja e Veriut kufizoi rëndë trafikun ndërkufitar, ndaloi turistët, dëboi diplomatët dhe punëtorët shëndetësorë në karantinë, dhjetëra mijëra njerëz që treguan simptoma.

Kujtojmë, Koreja e Veriut këtë javë u bë vendi i parë që hoqi dorë nga Lojërat Olimpike të Tokios nga frika e koronavirusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re