Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të kësaj force politike ka folur për 5 prioritetet, duke u ndalur më shumë te arsimi.

Sipas Xhixhos, vendi rrezikon të mbesë pa mësues, ndërsa shprehet se Partia e Lirisë synon reformimin e sistemit arsimor.

“Depolitizomi i arsimit, shmangia e çdo ndikimi politike, është jetike për arsimin. Buxheti sa 5% e PBB, investimi në inovacion, kërkimi shkencor, harmonizimi i programeve sipas nevojave të tregut dhe kapacitete të nevojshme”, u shpreh ndër të tjera, Xhixho.

“Arsimi është një nga shtyllat kryesore të 5 prioriteteve. Fatkeqësisht, politikat e dështuara arsimore, pa vizion dhe me agjendë të qartë për shpopullimin, e ka sjellë Shqipërinë në gjendjen më të rëndë. Nuk përgatisim dot mësues, sepse nuk investojmë dot në kapital njerëzor.

Rritja e pagat për mësuesit dhe pedagogët në mënyrë qesharake që bëri kjo qeveri, nuk ka zgjidhur aspak problemet me arsimin.

Politika dhe vendimmarrja është vullnet dhe vendosmëri për të përkrahur intelektualët dhe njerëzit e thjeshtë.

Universitetet janë kthyer në më shumë si gjimnaze sesa në qendra të kërkimit shkencor.

Rritja e pagës 7% për mësuesit një tallje. Të rinjtë janë të dekurajuar, ndërsa vendi rrezikon të mbesë pa mësues. Në kushtet e këtij dështimi, shohim jetike për vendin investimin në kapitalin njerëzor. Synojmë reformimin e plotë të sistemit arsimor.

Depolitizomi i arsimit, shmangia e çdo ndikimi politike, është jetike për arsimin. Buxheti sa 5% e PBB, investimi në inovacion, kërkimi shkencor, harmonizimi i programeve sipas nevojave të tregut dhe kapacitete të nevojshme”, tha Xhixho.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re