Një gjykatë në Holandë të premten e ndaloi një burrë që është baba i më shumë se 550 fëmijëve të vazhdojë të dhurojë spermë.

Gjykata në Den Haag vendosi se ai mund të gjobitet me dhjetë mijë euro për rast nëse shkel atë vendim.

Gjyqi ndaj 41-vjeçarit holandez u zhvillua me kërkesë të një gruaje që kishte një fëmijë me spermën e tij dhe një organizate.

Ai ka dhuruar spermën e tij në klinikat e fertilitetit, bankat e spermës dhe çifte të panumërta përmes forumeve në internet. Të paktën 550 gra janë mbarsur me spermën e tij. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re