Murat Basha, anëtar i Këshillit Kombëtar PD i ftuar në emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike dhe çështjen “Berisha”.

Sipas tij, demokratët në planin emocional kanë të drejtë për të kundërshtuar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës, por thekson se ishte një vendim i drejtë për të ardhur në pushtet

Murat Basha nënvizon se nëse Berisha nuk do të përjashtohej, atëherë SHBA nuk do të lejonte kurrë që të vijë në pushtet një parti anti-amerikane.

“Në planin emocional është e dhimbshme përjashtimi i Sali Berishës. Demokratët ndiheshin keq unë kam pasur lidhje shpirtërore me Berishën, shumë prej atyre e kanë parë Berishën si shpëtimtar për rrëzimin e komunizmit. Unë gjykoj dhe falënderoj Bashën për vendimin që mori duke përjashtuar Berishën, ishte i drejtë. Nëse do të pyeteshin demokratët atë ditë 95% do të votonin kundër Amerikës pasi ishin të poërfshirë emocionalisht të gjithë do të votonin për doktorin. Ditën më pas PD do të mbetet një parti anti-amerikane me një person që është shpallur non grata. Duhet të dalim jashtë emocioneve jashtë 9 shtatorit, emocioni vazhdon por mendjet më të ftohta gjykojnë ndryshe, shumica fiton edhe kur s’ka të drejtë, ky është termi që ka ardhur nga Rusia. Nuk më intereson sa firma janë, janë 4200 njerëz që në mënyrë emocionale janë prekur nga vendimi për Berishën, por cfarë do të ndodhte nëse nuk do të merrte Basha atë vendim me gjakftohtësi. Unë e përshëndes Bashën, doktori nuk është përjashtuar nga PD por pezulluar deri sa të bëhet gjyqi në Francë. Doja të theksoja që amerikanët nuk të sjellin në pushtet por kurrsesi nuk të lënë që të vish në pushtet. Bersha dikur bëri negociata dhe më pas u rikthye në pushtet në 2005, por para se të vinim në pushtet kemi humbur 4 palë zgjedhje, nuk është hera e parë që PD ka pësuar humbje në zgjedhje”, tha Murat Basha.

(O.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re