Qytetarët durrsak janë të dyzuar për sa i takon vendimit të marrë nga qeveria për shërbimet online.

Është bërë fakt i kryer që prej datës 1 Maj qytetarët do të marri online disa nga shërbimet  e administratës. Ky vendim i menjëhershëm duke se gjeti të papërgatitur banorët, sidomos moshat e treta të cilat nuk kanë akses në teknologji.

Në fjalën e tyre ata shprehen entuziast për këtë fazë të re digjitalizimi në të cilën po hymë duke përmendur një sërë përfitimesh që do të kenë, si eleminimi i radhës dhe korrupsionit.

“Shumë e mirë, është zgjedhje perfekte që të mos rrinë njerëzit në radhë. Ne për këtë moshë është problematike por do mundohemi. Mundësitë janë të shumta tani, edhe ne do përpiqemi ti realizojmë”.

“Gjë e mirë është por nuk e di ca kapacitetesh kemi ne për ti realizuar. Unë mezi po pres se me këtë burokraci nuk kam zgjidhur asgjë, me kadastrën. Unë skam marrë akoma certifikatën e shtëpisë time.”

Po ashtu ka edhe qytetarë të cilët shprehen kundër këtij vendimi, pasi nuk kanë mundësi që të marrin vetë shërbimet online.

 “Është vendim i mirë se ashtu e ka bota por sështë për ne se jemi pleq. Për ju të rinjtë po. Nëse do ta mësoj një cik, si të jetë e shkruar”

Është pak i vështirë, ka shumë persona se si është e-albania, nuk dinë të përdorin kompjuterin, do shkojmë të noteri, s’do marrë lekë sprteli por do marrë noteri “.

Qytetarët të tjerë shtojnë faktin se kjo bëhet burim për informalitetin, madje thonë se paratë që më parë i merrte shteti tani do ti mari noteri madje tarifa edhe më të larta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re