Ndërsa shpjegonte planin e rihapjes së vendit dhe rrezikun që vjen bashkë me këtë proces, kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e së enjtes edhe mundësinë e hapjes së kufijve.

Rama tha në emisionin “Opinion” se në ditët në vijim qeveria do të marrë një vendim për hapjen e kufijve tokësor ëme Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë u shpreh:

“Po shikojmë hapjen e kufijve tokësor me Greqinë dhe Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, është një vendim i vështirë që do e marrim në ditët në vijmë, por që do të jetë brenda majit. Dy rreziqet më të tmerrshme është turizmi të cilin nuk mund ta mbajmë mbyllur dhe e dyta është transporti publik. Për hapjen e kufijve kam parasysh hapjen e kufijve për qytetarët shqiptarë, që janë në anën tjetër të kufirit. Natyrisht që kufiri me Kosovën është kufiri me një pjesë tjetër të qytetarëve shqiptarë. Ne sot mund të sjellim në Shqipëri turistë më shumë se çdoherë tjetër. Kërkesat janë të pafundme nga vendet që përmende, Hungaria, vendet nordike. Çështja është a duhet apo s’duhet t’i sjellim? Janë qeveritë e tyre që thonë jemi gati t’i mbështesim turistët që të vijnë këtu pasi Shqipëria ka situatën më të mirë por pyetja është a duhet apo jo. Ne po synojmë një turizëm të brendshëm ose me korridore.” /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re