Akademiku Artan Fuga në një intervistë për Panorama Tv ka komentuar vendimin për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ku tha se ministria e Arsimit duhet të kishte paralajmëruar me masa më të lehta dhe jo drastike deri në mbyllje.

Fuga tha se ky është një vendim politik pasi VKM-ja është marrë me vendim të ministrisë, dhe se kjo e fundit duhet të kërkonte mendim nga drejtuesit e Albanologjisë me votë të fshehtë para se të vendoste shkrirjen e saj.

“Ministrja e Arsimit ka të drejtë të kërkojë pezullimin e rektorit për përgjegjësi persona, të pushojë nga detyra dhe drejtues të tjerë. Një grup njerëzit rrezikojnë të bëjnë një shoqatë miqsh dhe politikat e gabuara të vazhdojnë”.

Pse kjo ndërhyrje kaq drastike dhe pa dhënë asnjë paralajmërim?

Saktë, kjo është pres të shoh pse nuk janë marrë masa për pezullimin e rektorit nëse ka pasur shkelje. Masat kanë një gruadilitet, nuk ka pse ta pësojë institucioni. Ministria të kishte marrë masa por nuk ka ndodhur. Patjetër që është vendim politik përderisa VKM-në e merr ministria. Ka disa vendime që janë politike.

Nuk mund dot që të ndërmerret një hap siç është prishja e një institucioni siç është Albanologjike pa marrë mendimin kolektiv të senatit dhe institucionit, është e pamundur sepse në ligjin për arsimin e lartë kemi senate. Ministrja thotë që ka një listë personash që duan të shkrihet, nuk janë këto arsyetime. Ministria duhet të bënte një votim të fshehtë, të drejtë dhe të menaxhuar si duhet dhe të ndiqte rrugën ligjore, vendimi për shkrirje është bërë pa argumente ligjore”, tha ai.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re