Skip to content

“Vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe zbatohen”- Miratohen konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë, Këshilli i BE: Duhet dialog politik për reformat

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë, ku vlerësohet puna e bërë deri tani, por kërkohet dialog politik për qëllim përparimin e reformave.

Këshilli gjithashtu thekson se mirëpret avancimin e procesit të vetingut dhe inkurajon Shqipërinë që të përfundojë të gjithë procesin në kohën e duhur. Po ashtu, Këshilli rithekson se vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen plotësisht dhe zbatuar.

“Këshilli vlerëson objektivin e qeverisë për të vazhduar përparimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së, inkurajon të gjitha forcat politike të ndjekin planin e tyre ambicioz për mbylljen e anëtarësimit dhe pret që të jetë në gjendje të hapë grupe të mëtejshme negociuese sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në dokument.

Këshilli vë në dukje se polarizimi politik vazhdon të ndikojë në aktivitetet e parlamentit, ndërsa rikujton se “dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtare për përparimin në reformat në lidhje me BE-në”.

Teksa vlerëson pozitivisht zbatimin e reformës në drejtësi, Këshilli thekson se kjo reformë duhet të konsolidohet duke ofruar përmirësime të mëtejshme, paanshmëri dhe profesionalizëm.

“Këshilli vlerëson pozitivisht rezultatet e mira të arritura nga Specialistët e Strukturës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe gjykatat e saj duke përfshirë në nivel të lartë rastet e korrupsionit dhe bashkëpunimi i mirë me zbatimin e ligjit të BE-së. Kjo duhet të vazhdojë, duke përfshirë bashkëpunimin për hetimet financiare”, thote Keshilli.

“”