“Vendimet e natës të Bashës”, Tritan Shehu për shkarkimin e Nokës: Sikur të ishte Zhukovi, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në mëngjes

tritan-shehu3.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Edhe deputeti Tritan Shehu ka komentuar vendimin e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për shkarkimin nga detyra të nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokën, i cili dje u shpreh hapur kundër tij.

Me anë të një  shënimi në “Facebook” Shehu shkruan se i kujton një ngjarje e të kaluarës komuniste në Bashkimin Sovjetik  “sikur Noka të ishte Zhukovi, që u shkarkua në ajër nga frika se mos nxirrte tanket në Moskë në mëngjes!”.

“Vazhdon cikli i ndeshkimeve te nates nga Z.Basha!

Po lexoj ne media se Z.Noka qenka shkarkuar pak me pare nga detyra e tij si N.Kryetar i Komisionit te sigurise, dhe per me shume eshte paralajmeruar per perjashtim nga Grupi Parlamentar….sepse paska folur a thene dicka!!

Sikur Noka te ishte Zhukovi i BS, qe u shkarkua ne ajer nga frika se mos nxirte tanket ne Moske ne mengjez!

I dyti „ndeshkim“ ky, pa asnje vendim kolegjial, pa u pyetur asnje forum, as Grupi vete, i marre nga Z.Basha ne oret e vona!

Fill mbas atij per Z.Berisha.

Te dyja arbitrare, pa respektuar rregullat, statutin, parimet e demokracise!

Pra realisht te pa vlefeshme, nul!

Ngjarje keto krejtesisht te gabuara per nje Parti Demokratike!

Ngjarje keto, qe ne fakt jane krejt ne kundershtim edhe me ate qe ne duhet te bejme e te realizojme.

Ne vend qe te rrezojme Ramen po “rrezojme” veten tone.

Nje element me shume ky, qe tregon sa i domosdoshem eshte Kuvendi i yne Kombetar, per te diskutuar e debatuar se bashku, per te dale nga kjo spirale kaq e rrezikeshme ndeshkimesh e perjashtimesh, qe po u la keshtu asnje nuk mund te parashikoje deri ku do shkoje e si do te perfundoje.

Nje gje mund ta parashikojme, faktin se kjo metodike, keto “masa” nuk ndjellin asgje te mire per PD; demokratet, demokracine shqiptare.

Prandaj sa me shpejt te shkojme ne Kongresin tone!”, shkruan Shehu.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë