Është liruar nga detyra e prefektit të Kukësit Albert Halilaj.

Halilaj u lirua gjadë ditës së sotme në mbledhjen e qeverisë, me propozim të ministrit të Brendshëm.

Në vendin e tij do të emërohet Granit Gjana, i cili do të mbajë në vijim postin e prefektit të Qarkut të Kukësit.

Kujtojmë se Halilaj do të garojë në zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit, më 24 shtator, zgjedhje të cilat vijnë pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re