Sekretari i Pwrgjithshwm i PS Taulant Balla në një deklaratë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së Kryetarëve lidhur me zhillimin e komisioneve u shpreh se po diskutohet për disa ndryshime që do të arrihen me konsensusin e grupeve opozitare lidhur me numrin e anëtarëve në komisione apo shtyrjen e vetingut deri në qershor të 2024.

Balla tha se sa më i vogel numri i anëtarëve aq më efektive do të jetë puna dhe Kuvendi do nisë seancat parlamentare në të njëjten linje me universitetet, shkollat dhe pjesmarrja do te jete fizike me kusht paracitjen e certefikates se vaksinimit nga deputetet.

Komisionet hetimore parlamentare janë një instrument në duart e kuvendit për te hetuar cështje që së pari kanë interes publik por objekti i hetimit puna e tyre rregullohet me ligje të posacme.

Nje vendim i Gjykatës Kushtetuese, është e drejta për të ngritur komisionin dhe për tu diskutuar në parlament cështja.

Ne do të fillojmë një proces diskutimi me opozitën për objektin e punes së këtyre komisoneve për të arritur një konsensus, numri i anetarëve nuk ka pse të jetë kaq i madh dhe mund të them sa me i vogël numri aq me efektive është puna. Është marre në shqyrtim nje kerkese nga Vasili për te qene ne komison.

Do te kemi Kuvendin në të njëjten linje me universitetet, me shkollat apo casje të tjera me luften ndaj pandemise, pjesmarrja do jetë fizike me kusht paraqitjen e certefikatës së vaksinimit.

Jemi në kushtet e nje jete normale parlamentare. Unë dua që të nisim diksutimet që sot me dëshiren që kjo cështje të mos jete pjese ee nje pakete por urgjenca që kemi për të të na cojë te depozitimi dhe hartimi i këtij ndryshimi të vogël që i jep mundesinë në mënhrë që vetingu te shtyhet në qershor të 2024.

Edhe grupet e PD dhe grupet e tjera opozitare tjerët shpresoj ta mbështesin këtë vendim, dua dhe flas në emer të PS që këto ndryshime të kene ndodhur deri në Krishtlindje”-u shpreh Balla.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re