Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar zyrtarisht se ata lejojnë anëtarët e tyre të lëshojnë mjekrën, të mbajnë çallma dhe shalle për arsye fetare ose shëndetësore.

Revista amerikane e Forcës Ajrore, e cila boton artikuj në Forcën Ajrore të SHBA, zbuloi se këto ndryshime ndodhin në përputhje me një ndryshim të kodit të veshjes, për t’i lejuar anëtarët e shërbimit të veshin shaminë, çallmën dhe mbajnë mjekrën.

Sipas udhëzimeve të reja, anëtarët e Forcave Ajrore të SHBA-së po aplikojnë që të lejohen të shfaqin simbole fetare për sa kohë që ato janë “të rregullta” dhe “duken profesionale dhe të sjellshme”, me mjekër jo më shumë se dy inç e gjysmë.

Çallma dhe shamia duhet të jenë me ngjyra “shumë të ngjashme me uniformat e Forcave Ajrore”, thuhet në rregulloren e azhurnuar.

Në vitin 2017, Ushtria Amerikane autorizoi komandantët e brigadës që të lejojnë ushtarët të mbajnë këto simbole fetare, në përputhje me një sistem që kërkon miratimin nga Sekretari i Mbrojtjes për t’i nxjerrë ato në pah, të cilat duhet të rinovohen me secilin mision ushtarak.

Sipas statistikave të vitit 2015, ka 5.896 muslimanë që shërbejnë në Ushtrinë e SHB-së, ose 0.45 përqind e trupave amerikane.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re