Gjykata e Apelit ka dhë masë “detyrim paraqitje” për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku. i cili u arrestua ditën e djeshme, pas 8 muajsh që ishte shpallur në kërkim.

Kajmaku u vu në pranga në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku ai po merrte ndihmë të specializuar mjekësore, pasi vuante nga sëmundje kardiake dhe diabeti.

Ish-kryebashkiaku i Vorë ishte shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, pasi akuzohej për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumenteve zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij”. ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re