Skip to content

“Vendimi, autentik!”, Prokuroria: Gjyqtarja Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi!

Irena Gjoka1

Gjatë hetimeve të thelluara, të kryera nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se vendimi i autoritete greke, për dënimin e shtetases Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare e KLGJ, është autentik.

Ky ka qenë përfundimi i nxjerrë nga Prokuroria e Përgjithshme për rastin e gjyqtares, e cila shpesh herë është denoncuar publikisht nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Mes të tjerash Prokuroria sqaron se vendimmarrjen për shkarkimin e Gjokës nga detyra apo jo, i takon KLGJ-së.