Skip to content

Vendimi/ Caktohet çmimi i orizit, miellit, sheqerit dhe vajit! Ja sa do kushtojnë këto produkte

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të mërkurë miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

 

Pas analizimit të marzheve, u vendos që produktet e shportës t’iu ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të  larta se:

 

104 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

123 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

321 lekë/litër për vajin e lulediellit

90.5 leke/kg për miellin masiv

 

Ky vendim ka hyri në fuqi që ditën e djeshme dhe është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet e përcaktuara në këtë vendim.

 

Vijon…