Skip to content

“Vendimi është i imi, nuk e hedh në votim sepse…”, zbulohet fjala e Bashës përballë deputetëve. Cilët janë dy demokratët e vjetër që i kthyen shpinën Berishës

Mes polemikash dhe debatesh të ashpra në selinë blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka përjashtuar mbrëmjen e sotme liderin historik Sali Berisha nga Partia Demokratike.

Bëhet me dije se Basha në fjalën e tij përballë deputetëve të zgjedhur, ka theksuar se përjashtimi i Sali Berishës është një vendim i tiji personal dhe nuk do të hidhet në votim për të mos përçarë partinë.

“Nuk e hedh në votim se nuk dua përçarjen e partisë. Është vendimi im personal dhe kostot i mbaj vetë”, ka thënë Basha në fjalën e tij përballë grupit parlamentar mbrëmjen e sotme.

Deputetët  të cilët kanë dalë hapur pro vendimit kryedemokratit Basha gjatë mbledhjes kanë qenë Dashamir Musai dhe Enkelejd Alibeaj.

Deputetë si Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Flamur Noka e Oerd Bylykbashi kanë dalë kundër Bashës dhe kanë kundërshtuar kategorikisht përjashtimin e Sali Berishës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb