Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj, ka folur sot mbi akuzat e ngritura ndaj akuzat ndaj ish-kryeministrit, për dosjen “Partizani”, duke e cilësuar vendimin e marrë ndaj tij si një “vendim nul”.

Në një lidhje live në emisionin “Open” në Neës24, Gjokutaj tha se avokatëve të cilëve iu dha çështja e Berishës, u është bërë presion se do u hiqen licencat nga SPAK.

Ndër të tjera, avokati është shprehur se “po shqyrtojmë ankimiminn në Apel. Unë dhe Sokol Mëngjesi jemi përfaqësuesit ligjorë të Berishës”.

“Ky vendim nuk ka ardhur as si çudi, është faza e dytë. Ne s’kemi qenë në seancën e marrjes së masës, dhe është marrë në mungesë. Që në fillim ne konstatuam se Berisha është deputet  Kuvendit dhe masa e marrë e SPAK kufizon lirinë e ish-kryeministrit. Ju thoni avokatët ikën, por askush nuk thotë pse u larguam. Në këtë ,moment, jo për të bërë lojëra, por për t’i dhënë një rrugë ligjore këtij procesi, ne kemi marrë prokurë ligjore nga Berisha për të mbajtur qëndrim ligjor.

Vijmë tek seanca e verifikimit të masës, ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, për shpërdorim detyre, i cili konsiston në shkeljen e Kushtetutës. Kjo pasi Gjoka ka marrë një masë sigurimi duke anashkaluar Kuvendin. Kjo është një shkelje ligjore. Kjo gjyqtare nuk mund të marrë vendim, rrëzim apo miratim dhe vazhdonte gjyqin, e për pasojë ne i thamë se është në kundërshtim me ligjin. Sot dalin dy avokatët, të cilat nuk u bë i ditur identiteti deri sot në orën 10:00. Kanë ardhur dy avokatët e tjera. Nga SPAK është bërë presion se do u hiqet licenca. Ato s’kanë pasur shkak për t’u revokuar si avokate.

Një komedi ka dhe një fund tragjik, është marrë Valentina Todoresku, e cila pa lexuar asnjë faqe të dosjes, ata kanë marrë vendimin. Simoni nuk dinte dispozitën pse Berisha akuzohej, ai iku për problem etike dhe jo profesionale.

Ky vendim i marrë sot është nul. Seanca për përcaktimin e vendimit të masës, është marrë në shkelje të dispozitave. Pra, një vendim i marr kësisoj nuk prodhon akte juridike. Ne po shqyrtojmë ankimiminn në Apel. Unë dhe Sokol Mëngjesi jemi përfaqësuesit ligjorë të Berishës.

Se çfarë do ndodhë më 6 nëntor do ketë procese dhe vendime të tjera. Problemi është që ne nuk do bëhemi pjesë e një procesi të parregullt. Ne këtë mision kemi marrë. Në momentin që ky proces do hyjë në shina, Berisha do jetë pesë integrale e procesit.

Ndaj janë palët në proces. Deri atëherë ka boll ditë që ne të marrim masat e duhura.“, u shpreh Gjokutaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re