Nicolas Sarkozy, ish-presidenti francez, u dënua sot me tre vjet burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Ai u dënua për premtimin ndaj gjyqtarit të rangut të lartë Gilbert Azibert për një punë fitimprurëse në Monako në këmbim të informacionit në lidhje me hetimin mbi financimin e paligjshëm të fushatës 2012.

Sarkozy, i cili ishte president nga 2007 në 2012, mohoi të gjitha akuzat. Avokati i tij Thierry Herzog dhe gjykatësi Azibert gjithashtu mohuan që ata të kishin shkelur ligjin.

Prokurorët kërkuan një dënim me dy vjet burg dhe një dënim me dy vjet me kusht për të gjithë të pandehurit për atë që ata thanë se ishte një pakt korrupsioni, raporton Euronews. /,/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re