Me këtë dokument të Gjykatës së Tiranës, Lulzim Basha njihet si kryetari i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha i ka dorëzuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vërtetimin e Gjykatës se Partinë Demokratike e drejton ai.

Më herët kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se në garën e 6 marsit, do të regjistrohet kryetari që njeh gjykata.

Vendimi i gjykatës i jep fund pretendimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij se ata përfaqësojnë PD-në zyrtare.

Me këtë vendim Berisha nuk mund të garojë nën siglën dhe logon e PD-së në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko