Studentetët që janë në vitin e diplomës do të kthehen në auditore në qershor dhe brenda dy javësh do të mbyllin provimet. Ky është vendimi i shpallur nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini

“Vërej një nevojë për të kaluar kohë në auditor para provimeve. Si mund të realizohet kjo? Zv ministri ka mbajtur komunikim me rektorët për të ndjekur ecurinë. Rektorët kanë sjellë edhe propozimet e tyre për mbylljen e vitit akademik. Bazuar mbi këto propozime, nxori sot një urdhër që kërkon nga universitet publike marrjen e disa masave për mbyllje  e vitit. Do të priotetizohet puna me studentët që diplomohen. Duhet të mundësohet kthimi në auditor për përsëritjet për një periudhë 3-4 javore në qershor. Për ciklin e dytë, provimet zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit. Të gjitha ciklet që kthehen në auditor në 23 gusht deri në fund të shtatorit”, theksoi Shahini.

Më tej ajo u shpreh se  vazhdon më mësimi online dhe mbyllen të gjitha pjesët e lëndëve që mund të kryhen. Këto provime zhvillohen në tetor 2020. Grupimi i tillë është bërë që të sigurohet distancomi social”.

Shahini e ripërsëriti se ata që janë për t’u diplomuar do të kthehen në auditore për 3-4 javë në qershor, kurse provimet dhe riprovimet i zhvilojnë në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Më pas nga 25 gushti deri në fund të shtatorit kthehen në auditore ata që nuk janë për t’u diplomuar ndërsa provimet dhe riprovimet i zhvillojnë në tetor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko