Pas vendimit të Gjykatës Supreme në Mbretërinë e Bashkuar, e cila e cilësoi të paligjshëm vendimin e kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar parlamentin, kanë ardhur menjëherë thirrjet për dorëheqjen e tij.
Jeremy Corbyn lideri i Partisë Laburiste, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, duke deklaruar se Johnson duhet të “konsiderojë pozicionin e tij”.
Partia SNP dhe disa deputetë laburistë, kanë paralajmëruar se kryeministri mund të përballet me një mocion mosbesimin, nëse refuzon të largohet.
Deputetët do të rikthehen në parlament ditën e mërkurë, pas vendimit unanim të gjykatës.
Britania po përballet me vështirësi të shumta, pak përpara datës 31 Tetor, afatit zyrtar për daljen nga Bashkimi Europian. Kryeministri Johnson ka deklaruar se Britania do të dalë nga Bashkimi Europian, me apo pa marrëveshje, por parlamentarët britanikë, kanë kaluar një ligj, i cili e ndalon kryeministrin ta nxjerrë vendin nga BE, pa një marrëveshje.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
Leksion nga Britania për sundimin e ligjit, Gjykata Supreme rrëzon kryeministrin: Pezullimi i Parlamentit, i paligjshëm