Gjykata e Apelit në Athinë është dashur që të evakuuohej mëngjesin e sotëm, për shkak të një alarmi për bombë.

Ka qenë një telefonues anonim, ai që i tha një mediaje vendase që një bombë ishte vendosur në godinë, në të njëjtën ditë kur priteshin të jepeshin dënimet për anëtarët e “Agimit të Artë”, partisë neonaziste greke.

Sipas raporteve, telefonuesi kontaktoi një uebfaqe të lajmeve në 8.50 të mëngjesit por nuk specifikoi kur bomba ishte planifikuar të shpërthente.

Autoritetet kanë nisur menjëherë, kontrollin në ndërtesë.

Kërcënimi erdhi ndërsa gjykatësit në gjykatë prisnin të shpallnin dënimet për dhjetëra të pandehur të shpallur fajtor të mërkurën në gjyqin kundër Agimit të Artë, duke përfshirë dënimet për themeluesin e partisë neo-naziste dhe zyrtarët e lartë, të cilët u gjetën fajtorë për formimin dhe drejtimin një organizatë kriminale.

Gjatë ditës së djeshme Gjykata e shpalli Agimin e Arta një organizatë kriminale, dhe e dënoi veprimtarinë e saj. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re