Vëmendja e autoriteteve shtetërore është maksimale në burgun 313, aty ku ditën e djeshme u zbuluan 13 raste të reja me COVID-19.

Nisur nga përkeqësimi i situatës, është vendosur që spitali i burgut të kthehet në spital COVID-19.

Të paraburgosurit të cilët kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë dërguar në spitalin e burgut për të marrë mjekimin e duhur.

“Ndërkohë në burgun 313 ka specialist të ISHP-së që vijojnë tu marrin tamponin të burgosurve” raporton Ora News.

Janë dhjetëra kërkesa që të paraburgosurit I kanë dërguar gjykatave, duke kërkuar lirimin e tyre dhe qëndrimin në shtëpi. Në total, numri i të prekurve në burg është 14.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re