Ish-deputeti Genc Pollo ka reaguar pas vendimit të CDU/ CSU për të hapur negociatat me Shqipërinë, por pas plotësimit të disa kushteve.

Pollo u shpreh se ky ishte një vendim pozitiv, por shton se u bë për të mos e veçuar nga Maqedonia Veriore, shtet të cilit po i hapen negociatat pa kushte.

“Vendim pozitiv në parim i Grupit Parlamentar CDU/CSU. Shqipëria nuk mund të lihej vetëm e as të veçohej krejt nga Maqedonia. Por 9 kushtet që të hapen praktikisht negociatat, përfshi edhe ato të rejat pêr votimet e 30 tetorit, dëftojnë se kemi bêrë hapa prapa. Maqedonia po miratohet pa kushte”, shkruan Pollo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re