Vendimi i fundit i presidentit amerikan Joe Biden, ka tronditur familjen Sali Berisha.

Dhe, për të fshehur frikën, në mënyrë qesharake thonë se ai është marrë për Edi Ramën dhe Hashim Thaçin, pasi ata të dy kanë dashur të stabilizojnë Ballkanin, duke kërkuar ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Ndërkohë që vendimi flet qartë, për ata që janë përfshirë në korrupsion, si Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Kjo u tha qartë nga sekretari i Shtetit, Anthony Blinken.

“Shtetet e Bashkuara janë të ndërgjegjshme se korrupsioni kërcënon barazinë ekonomike, luftën kundër varfërisë, përpjekjet për zhvillimin ekonomik, si dhe vetë demokracinë.

Korrupsioni, kudo që të jetë, dëmton drejtpërdrejtë politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatët e partnerët tanë”, thekson zoti Blinken, në një deklaratë të lëshuar pas Urdhërit Ekzekutiv të presidentit Biden për të zgjeruar hartën dhe kriteret e vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe organizatave që përfshihen në korrupsion dhe krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara”, thekson zoti Blinken, “janë të angazhuara për të nxitur llogaridhënien si dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë ndaj atyre që janë përfshirë në raste madhore korrupsioni në Ballkanin Perëndimor dhe kudo në botë”.

Duke e shpallur luftën kundër korrupsionit si një prioritet të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, administrata Biden duket se është e përgatitur të mbajë ndaj individëve, që beson se përfshihen në akte madhore korrupsioni dhe që minojnë shtetin ligjor, të njejtin qëndrim si ndaj atyre që kanë rrezikuar paqen në Ballkanin Perëndimor.

Dhe njeriu i parë që të vjen në mëndje, është pikërisht Sali Berisha, që vetëm pak javë më parë u shpall non grata nga SHBA, pikërisht për këto arsye.

Por në mënyrë qesharake, televizioni i familjes Berisha shkruan se vendimi është marrë pë rata që kërkojnë të ndryshojnë kufijtë e Ballkanit, duke dashur kështu të bëjnë budallenj ata që i ndjekin.

“Sapo leshoi urdher ekzekutiv Biden: Kush eshte per ndryshim kufijsh ne Ballkan, i bllokohet pasuria dhe hyrja ne SHBA”, shkruan gazetari i familjes Berisha, Çlirim Peka.

Ndërsa dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi shkon edhe më tej.

“Soros-Vucic-Rama-Thaci duhen konfiskuar pasurite pasi provokimi me ndryshimin e kufinjve ishte akt lufte dhe destabilizimi me i rende qe mund te imagjinohet per Ballkanin”, shkruan ai.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re