Skip to content

Vendimi i Gjykatës për Kreshnik Hajdarin/ Avokati: Nuk figuron i dënuar dhe nuk ndikon në ushtrimin e detyrës si kryebashkiak

GJKKO dënoi me 9 muaj burg, i cili do të konvertohet me 150 orë punë komunitare për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari, i akuzuar për “falsifikim dokumentesh”.

Pas dhënies së vendimit, avokati i tij Theodhori Sollaku tha se ky vendim nuk do të ndikojë në ushtrimin e detyrës së tij.

“Gjykata dha përfundimisht një vendim dënimi, duke e dënuar me 150 orë në komunitet. Duhet të merret vendimi i formës së prerë. Se ne do të apelojmë. Sipas nenit 63 nuk figuron i denuar personi qe dënohet me pune ne komunitet”, tha ai.

“”