Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka komentuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut për 21 janarin, ku është shprehur se ky vendim “nxjerr në pah dështimet shumëvjeçare të drejtësisë në zbardhjen e autorëve”.

Në një prononcim për mediat, ministri është shprehur se po ashtu se i ka deleguar vendimin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili për shkak të pozicionit do duhet të nxjerr përgjegjësitë e policisë, në raport se çfarë ka bërë Policia e Shtetit.

Ndër të tjera Balla theksoi se pas këtij vendimi, ka veprime hetimore që lidhen me ato elemente që disponohen në dosje.

Taulant Balla: Vendimi i Strasburgut për çështjen Nika kundër Shqipërisë është një vendim i rëndësishëm. Shqipëria ka një regjistër të plotë të vendimeve të Strasburgut. Vendimi është i rëndësishëm dhe kompleks, si dhe nxjerr në pah dështimet shumëvjeçare të drejtësisë në zbardhjen e autorëve, i cili lidhet me zinxhirin komandues të urdhrave që çuan në vrasjen e tyre.

Dua të ndaj me ju lajmin se ministria e Brendshme e ka marrë vendimin dhe ia ka deleguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili për shkak të pozicionit do duhet të nxjerr përgjegjësitë e policisë, në raport se çfarë ka bërë Policia e Shtetit. Brenda respektimit te procesit hetimor, ka veprime hetimore që lidhen me ato elemente që disponohen në dosje.

Në cilësinë  e Ministrit të Brendshëm, theksoi se çuarja përpara e hetimi të plotë është një detyrë të rëndësishme e policisë në bashkëveprim me prokuroritë. Thirrja imë është që të gjitha institucionet e përfshira të lexojnë me vëmendje vendimin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re