Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka komentuar vendimin e gjykatës së Strasburgut për hetimet në lidhje me ngjarjen e 21 janarit, ku humbën jetën katër persona.

Në një prononcim për gazetarët, Manja ka deklaruar se sipas tij, “me atë vendim të Strasburgut, 21 janari është një kapitull i hapur dhe se autoritetet shqiptare duhet të kenë një përgjigje të qartë”.

“Strasburgu ka thënë 21 janari nuk është hetuar në gjithë dimensionin si krim shtetëror”, tha Manja.

“Vendimi i Strasburgut dhe pse i vonuar pas 12 vitesh, është një vendim i mirë arsyetuar, që konfirmoi qëndrimet tona me ngjarjet e 21 janarin, është konsideruar shkelje e nenit 2 të konventës. Autoritetet kanë detyrimin për të respektuar një për një vendimin e Strasburgut. 21 janari tashmë konsiderohet kapitull i hapur, dhe duhet të ketë përgjigje të qartë të autoriteteve shqiptare për 21 janarin. Strasburgu ka thënë 21 janari nuk është hetuar në gjithë dimensionin si krim shtetëror”, tha Manja.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg u shpreh në vedndim se gjeti fajtor shtetin shqiptar për shkelje të së drejtës së jetës me vrasjen e protestuesit Aleks Nika gjatë protestës së 21 janarit 2011 si dhe me pengimin e hetimeve.

Gjykata shprehet në vendim se shteti shqiptar kishte cënuar të drejtën e jetës dhe Nika ishte vrarë edhe pse nuk ishte përfshirë në ndonjë veprim të dhunshëm kundër Gardës së Republikës dhe as përbënte rrezikshmëri.

Veç kësaj, GjEDNJ gjeti si shkelje të konventës edhe mos zbardhjen e ngjarjes dhe lënin e vrasjes së Nikës pa përgjegjës. Gjykata shprehet në vendim se kërkesa e familjarëve të viktimave për përgjegjësi të “zinxhirit komandues” ishte e drejtë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re