Ish-kryemimistri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë pengesë nga ana e tij pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës më 21 Janar.

 “Nuk mund të ketë pengesë hetimi nga Sali Berisha, Se si është bërë hetimi dosjet janë aty, vlerësimin e ka bërë gjykata”, tha ish-kryeministri.

Vendimi:

Gjykata ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes.

 

 

Në vendimin e argumentuar të Gjykatës Strasburgut, po ashtu thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë. Pas kalvarit të gjatë gjyqësor, familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kujtojmë se në protestën e 21 janar të vitit 2011, opozita socialiste thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive.

Pas përplasjes me policinë dhe tentativave për të hyrë brenda në Kryeministri, 4 protestues mbetën të vrarë; Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nika.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re