Ambasadorja franceze Christine Vasak nga Korça ka komentuar vendimin e parlamentit holandez.

Sipas saj në lidhje me këtë vendim duhet të kuptojmë përmbajtjen e vendimin dhe si do të përfundojë.

“Parlamenti është sovran dhe unë e them para një grupi prej 3 senatorësh se është një vendim i parlamentit holandez. Duhet kuptuar përmbajtja dhe ku do perfundojë. Parlamenti holandez merr vendimet dhe ka një procedure të tërë por nuk jemi te sigurt cili do te jete vendimi i fundit.”

Gjithashtu ajo ka komentuar situatën politike ku k thënë se një diplomant nuk mund të shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë.

“Një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë. Nuk e dime cili do te jete kalendari i Europes qe siç e dinë të gjithë mund të shkasë. Ne saje te kesaj vizitë te nivelit te lartë ky delegacion kupton ndjeshmeri te ndryshme politike.”

Nga ana tjetër në fjalën e tij senatori francez në Korçë, në lidhje me vendimin e Holandës për vizat është shprehur se është një vendim i pafavorshëm edhe ndaj Europës, i njeanshem dhe nuk mendojme se ky vendim do kete influence ne qendrimin e KE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re