Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar vendimin e KAS, që rrëzoi vendimin e Celibashit për fshehjen e emrit të Ilir Metës nga fleta e votimit.

1200-630-bardhi-berisha-bardhi-205

Përmes dy postimeve në Twitter, Bardhi shprehet se vendimi i KAS vërtetoi se Celibashi po tentonte të fshihte nga fleta e votimit faktin se me votat e demokratëve po fuqizohet Ilir Meta.

Bardhi tha se vendimi për heqjen e emrit të Metës nga fleta e votimit, ishte një tjetër shkelje e kreut të KQZ-së, që sipas tij po bën akte prej kamikaze vetëm që t’i nënshtrohet pengmarrësit të tij.

“1/2. Tentativa e Ilirjan Celibashit për të fshehur në fletën e votimit faktin se me votat e demokratëve po synohet të fuqizohet Ilir Metaj u rrëzua si antiligjore nga KAS”, shkruan Bardhi.

“2/2. Kjo është një tjëtër shkelje nga Kreu i KQZ, ku u faktua se një njëri i shantazhueshëm është gati të bëjë akte prej kamikazi vetëm që ti nënshtrohet pengmarrësit të tij. Keqardhje sesi hallet i shndërrojnë profesionistët në kamikazë të së keqes!”, shkruan Bardhi në Twitter.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re