Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komisionit Europian i cili refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze për rivendosjen e vizave për Shqipërinë. 

Në një shënim në Twitter Rama shprehet se vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter. 

“Ja dhe vizat s’u rikthyen siç predikuan e trumpetuan lajmësit e qametit që s’ndodhi!  

Komisioni Europian e refuzoi kërkesën e qeverisë holandeze dhe e vërteta doli fiks siç ishte kur e thamë e shumëkush s’e besoi: 

Vizat nuk rikthehen sepse Shqipëria s’ka shkelur asnjë kriter”- shkruan Rama. () 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re