Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së PUK për mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit. 

Në një shënim në Facebook, Biba shkruan se Kolegji Zgjdhor me votë unanime 5-0 rrëzoi ankimin dhe kjo vendimmarrje konstatoi dhe pavlefshmërinë absolute të Dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve. 

“Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.  KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative. Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi”- shkruan ai. 

Reagimi i plotë i Bibës:  

“Kolegji Zgjdhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019. Me fjale te tjera, Kolegji Zgjdhor, qe eshte trupa me e larte gjyqesore ne RSh per ceshtjet zgjdhore e vendimi i te cilit eshte i pa ankimueshem, sapo la ne fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje qe, nder te tjera, konstaton edhe pavlefshmerine absolute te Dekretit te Presidentit te Republikes. 

Do te doja shume qe kjo situate te ishte e paqene, qe Presidenti te mos e kishte nxjerre Dekretin e dyte per anulimin e dates se zgjdhjeve; qe KQZ te mos vihej ne poziten e veshtire e te padeshirueshme per te konstatuar si absolutisht te pavlefshem nje akt te Kreut te Shtetit; qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te mos e godiste Dekretin e Presidentit e, ne nje fare menyre edhe autoritetin e tij. 

Siqodofte, nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit. 

KQZ nuk mori komptetencat e Gjykates Kushtetuese, packa se mese njehere kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk perbejne lende kushtetuese. 

KQZ u gjend perpara nje situate ku, ose do nderpriste procesin zgjdhor, ose do te vijonte pergatitjet, megjithese Dekreti qe anuloi daten e zgjdhjeve ishte haptazi i paligjshem. Ne u fokusuam te paligjshmeria flagrante, e jo te kushtetutshmeria/antikushtetushmeria e Dekretit. 

Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht. 

KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative. 

Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi.” () 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re