Skip to content

Vendimi i kompensimit për Becchettin pranë ekzekutimit, video ‘hit’ në rrjet: Asnjë kokërr leku nuk do marri, asnjë…

 

“Asnjë kokërr leku nuk do të marri, asnjë kokërr leku, asnjë kokërr leku nuk do të marri”, do të deklaronte Arben Ahmetaj për biznesmenin Francesco Becchetti i cili me vendim gjykate ka fituar të drejtën që shteti shqiptar ti paguajë faturën prej 110-milionë euro ndërsa çështja ndodhet në arbitrazh.

Gjyqet e arbitrazhit në përgjithësi zhvillohen në sekret të plotë dhe taksapaguesit rrallë herë marrin vesh se çfarë ka ndodhur. Të dhëna të përcipta mbi çështjen publikohen në faqen e gjykatës ndërkohë që vetëm pak ditë më parë sipas këtyre të dhënave, vendimi i kompensimit për Becchettin është pranë ekzekutimit.

Gjyqi mes biznesmenit italian lidhet me vendimin e qeverisë Rama për të konfiskuar asetet e tij në Shqipëri, përfshirë hidrocentralin në ndërtim të Kalivaçit dhe televizionin Agon Channel në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

Ndërkohë një video e deklaratës së Ahmetajt se nuk do t’i japë asnjë kokërr leku biznesmenit po bën xhiron e rrjetit ku shpërndahet me mbishkrime të ndryshme, teksa gjasat janë të qeveria të mos ketë asnjë shans për të shmangur faturën marramendëse që detyrimisht do të rëndojë mbi xhepat e shqiptarëve.

Video më poshtë marrë nga Facebook-u i aktivistit Martin Gjonaj:

https://www.facebook.com/gjonajmartin/videos/10220657878374243/?t=6

/faxweb