Skip to content

Vendimi i Kushtetueses, Balla: Po të kishim në dorë drejtësinë, Meta do ishte shkarkuar! 150 ditë nuk ia kurojnë imazhin qesharak

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend deklaroi se nëse mazhoranca do e kishte në dorë drejtësinë, Gjykata Kushtetuese do e kishte shkarkuar Ilir Metën.

Balla deklaron se nuk ka shqiptar që të mos mendojë se Meta duhet të ishte shkarkuar.

“Gjykata Kushtetutese, natyrshëm ka rrëzuar sipas tyre një vendim të Kuvendit të iniciuar nga kjo mazhorancë. Nëse do kontrollonim reformën në drejtësi do kishim kontrolluar reformën në drejtësi do kishim në dorë Gjyukatën Kushtetuese.

Nëse do kontrollonim Gjykatën Kushtetuese do ishte shkarkuar Ilir Meta se nuk ka shqiptar dhe shqiptare në këtë vend që nuk bie dakord që Ilir Meta duhej shkarkuar. Por ka vendosur gjykata, nuk komentohet. Në këtë aspekt. Dashi ç’ke, pse flet.

Dua të tërhiqni prapsht çdo akuzë që keni thënë se në këtë vend se ne kemi kapur drejtësinë. 150 ditët e mbetura në detyrë, nuk ia drejtojnë figurën qesharake. Meta do ikë pas 150 ditësh, mirë do ishte të ikte që sot. Më vjen mirë që opozita qenka bashkuar prapë”,  – tha Balla.