Ilir Meta reagoi përmes këshilltarit ligjor Bledar Dervishi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Dervishi akuzoi Gjykatën Kushtetuese se nuk pati vullnet që ta zgjidhte këtë çështje dhe se cënoi parimet e transparencës dhe procesit të rregullt gjyqësor, duke hequr dorë nga ushtrimi i funksionit të saj dhe dërgimin për opinion në Komisionin e Venecias.

“Siç të gjithë jeni në dijeni presidenti i Republikës ishte pjesë e këtij procesi, e mbështeti kërkesën e shoqatës së bashkive duke kërkuar pranimin e saj.

Presidenti si palë e interesuar i kërkoi gjykatës, kontrollin e akteve apo vendimeve të marra nga pushteti vendor, për të përmbushur rolin, misionin që kushtetuta i ka dhënë. Vetëm përmes një vendimmarrje të themelit, Gjykata Kushtetuese do i rikthehet popullit shqiptar, votën e lirë, për të zgjedhur përfaqësuesit e tij.

Përkundër kësaj pritshmërie, kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese për interesa që nuk përkojnë me ato të shqiptarëve hoqi dorë nga kompetencat për të mbrojtur liritë për shqiptarët.

Për fat të keq, Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj, e ka lënë çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Ajo nuk mori guximin të shpjegonte apo të merrte përgjigjen e këtyre pyetjeve.

A iu mohua mbi 3 mln shtetasve shqiptarë e drejta për të zgjedhur në mënyrë të drejtë? A mundet sipas Kushtetutës të zhvillohen zgjedhje pa një datë të përcaktuar nga presidenti?

A ishin votimet më 30 qershor, në përputhje me parimet, vlerat dhe liritë themelore që parashikon Kushtetuta jonë. A mundet që data e zgjedhjeve të diktohet juridikisht nga rezoluta? A para shikon Kodi Zgjedhor zgjidhjen e situatës ku në zgjedhje merr pjesë një kandidat?

Është e qartë që me vendimmarrjen e saj Gjykata nuk kishte vullnet për të zgjidhur çështjen, por ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për ta bërë veten jo kompetente, Gjykata Kushtetuese ka cënuar rëndë parimet e transparencës.

Më datë 23 qershor, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë të papritur vendosi të pezullojë shqyrtimin çështjes dhe ti drejtohet Venecias. E vetmja palë në proces që i adresoi pyetje gjykatës ishte pala kërkuese, Shoqata e Bashkive.

Nëse Gjykata nuk do të kishte anashkaluar pyetjet, sot do të kishin një vendim në themel. Ia la sërish çështjen juridiksionit politik. Për të shmangur themelimin e çështjes dhe për ta bërë veten jo kompente, Gjykata Kushtetuese ka cenuar parimet e tranparencës dhe të një procesi të rregull ligjor.

Gjykata Kushtetuese i zhgënjeu të gjithë. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj e la çështjen pa zgjidhje. Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria janë në të njëjtën linjë arsyetimi. Gjykata Kushtetuese nuk përmbushi misionin e saj sublim”, tha ai.

Me pak fjalë, ai la të kuptohet se Ilir Meta nuk ka ndërmend të dekretojë zgjedhjet për bashkitë që janë ende pa kryetar, për shkak të largimit të disa kryebashkiakëve që kapeshin nga ligji i dekriminalizimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re