Sot në orën 17:00, Presidenti i Republikës Ilir Meta sot një orën 17:00 do të zhvillojë konferencën për mediat në lidhje me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019.

Argumentet e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 duket se nuk e kanë zgjidhur ngërçin e krijuar me vakancat në gjashtë bashki.

“Në dashur kolegë gazetarë. Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka për të gjithë qytetarët, sot në ora 17:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, jeni të ftuar në konferencën për mediat, ku do të bëhet publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar, qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta lidhur me vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor 2019”, njofton zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re