Kryeministri Edi Rama pasi është kthyer nga Kosova, ka udhëtuar drejt Divjakës, për fushatën elektorale.

Dhe natyrisht, në fjakën e tij është ndalur tek kërkesa e Ilir Metës për shtyrjen e zgjedhjeve.

Rama tha se Meta nuk e ka vendin më në atë zyrë dhe Parlamenti duhet të reagojë, kur presidenti çmendet.

“Ilir Meta ka kryer një akt të panjohur në historinë e qeverisjes së botës. Firmos dhe ç’firmos.

Sikur bota të hynte në logjikën e Ilir Metës, që firma e çdo autoriteti të ishte e mundur të zhbëhej, nuk do  kishte më shtet, rregull, drejtim, por gjithë bota do bëhej rrumpallë e madhe.

Kjo do të mbetet vetëm një vepër e shëmtuar, një vepër papërgjegjshmërie dhe një vepër që nuk mund as të pranohet dhe as të tolerohet.

Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e presidentit të Republikës, për sa kohë që fuqia e popullit sovran është tek Parlamenti dhe për sa kohë që Parlamenti ka detyrën të reagojë në emër të sovranit, nëse presidenti çmendet”, tha Rama.

“Do të kishim dëshiruar që këtë fushatë ta kishim garë me kundërshtarët tanë për të parë idetë dhe kandidatët më të mirë, por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu, pasi kanë kapitulluar para se të fillojë ndeshja.

Nuk përballen dot me ne në zgjedhje, kanë frikë nga gjykimi i njerëzve dhe të maten me ne duke bërë atë që politika duhet të bëjë dhe jo duke sharë dhe shpifur dhe kërcënuar.

Frika nga zgjedhjet dhe tmerri nga reforma në drejtësi dhe paniku ka bërë që të kthehen në një front kundër celjes së negociatave.

Nesër do të flasim më shumë, por akti i fundit i Metës e ka zbardhur plotësisht planin dhe na ka dhënë të kuptojmë se ku fle tamam lepuri.

Sigurisht që ne kemi bërë shumë por në asnjë mënyrë sa do të donim” tha më tej Rama.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re