Moderatori i njohur i Top Channel njëherësh dhe aktor, Florian Agalliu nuk do të jetë më pjesë e ekranit të televizionit .

Sipas burimeve nga ‘revistëswho’, nga muaji janar moderatori do të ndërpresë kontratën me TCH, i cili prej 2 vitesh prezanton emisionin e paradites ‘Në shtëpinë tonë’.

Ende nuk dihen motivet përse moderatori tërhiqet nga ky bashkëpunim me Top Channel, teksa bashkë me të do të largohet edhe bashkëshortja e tij, Renisa Shabani, e cila ishte autore e këtij emisioni  që prej fillimit të këtij formati televiziv.

Pas janarit të vitit të ardhshëm mbetet për tu parë se si do të vazhdojë emisioni i paradites në televizionin Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re