Bashkia e Tiranës vendosi papritur që për 3 muaj, qershor, korrik dhe gusht të heqë abonenë e përgjithshme.

Me një abone 1600-lekëshe, çdo qytetar mund të udhëtonte në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit.

Tanimë, për të marrë shërbim në dy linja të ndryshme nevojiten dy të tilla, në vlerat e 1200 lekëve, ose 40 lekë për çdo udhëtim me urbanë. Një vendim i tillë penalizon veçanërisht ata që shkojnë çdo ditë për në punë.

Qytetarët nuk janë njohur ende me vendimin që pritet të marrë “OK” të hënën në Këshillin Bashkiak, në datën 31 maj, për tu vene ne zbatim të nesërmen.






Previous articleFenomen shqetesues ne qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, ja cfare po ndodh.. vetëm Tirana dhe Durrësi kanë..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re