Skip to content

Vendimi i Phenianit për shkatërrimin e poligonit bërthamor, Tramp: Bravo Kim!

Presidenti Tramp përshëndeti menjëherë vendimin e Koresë së Veriut për të shkatërruar objektin e testimit bërthamor dhe e përshkroi atë si një lëvizje të zgjuar.

“Koreja e Veriut ka njoftuar se do të mbyllë dhe shkatërrojë kompleksin e testimit bërthamor këtë muaj, para samitit të madh (takimit mes Trump dhe Kim Jong) më 12 qershor. Faleminderit, veprim i zgjuar dhe i lavdërueshëm”, u shpreh Trump në Twitter.

Siç u raportua të premten, Koreja e Veriut njoftoi se deri në fund të këtij muaji do të mbyllë me ceremoni poligonin e testimit bërthamor. Kjo do të ndodhë datava 23 dhe 25 maj.