Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të paraqesë sot vlerësimin e saj ndaj vaksines së NTech dhe Pfizer, e cila pritet të miratohet ndërsa vendet e BE përgatiten për fushatat e vaksinimit masiv.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen javën e kaluar nuk dyshoi në vlerësimin pozitiv.

Hapi tjetër do të ishte miratimi i Komisionit Evropian, i cili konsiderohet zyrtar dhe sipas informacionit të mëparshëm mund të merret brenda dy ditësh.

Pas miratimit të EMA, Komisioni do të punojë me “shpejtësi supersonike” për të dhënë dritën e tij të gjelbër, e cila mund të vijë brenda pak ditësh, i tha Zv.Presidenti i KE Margaritis Schinas gazetës italiane La Repubblica.

Miratimi do të hapte rrugën për vendet e BE për të filluar fushatat masive të vaksinimit para fillimit të 2021.

EMA do të vendosë më 6 janar, gjashtë ditë para afatit, nëse do të miratojë vaksinën tjetër, atë të prodhuar nga Moderna.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re