Këshilli i Ministrave miratoi bonusin për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion.
 
Në vendimin e kësaj të mërkure KM, vendosi ti japë 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati” sh.a dhe T.M.D Systems LTD”, që kanë bërë ofertën e kërkuar.
 
Gjithashtu pritet që ky aeroport të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta po shton buxhetin e shtetit me koston e vet të mirëmbajtjes.
 
Ndërkohë vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re