“Ligji thotë se vetë qeveria duhet të zbatojë vendimin e GJK. Qeveria ka treguar hapur se kërkon zhdukjen e TK. Si mund t’i varen mëlccitë ujkut në qafë. SPAK duhet të hetojë përse qeveria shqiptare nuk ekzekuton vendimin e GJK. Komuniteti europian dhe ambasada amerikane u investuan në reformën në drejtësi. Ne vazhduam të besonim në vlerat europiane te kulturës, sepse një burokrat europian nuk mund të jetë përfaqësues i vlerave europiane. GJK vendosi që prona e TK t’i kthehet Ministrisë së Kulturës. Zotëri Ndërkombëtar tregoni se e keni serjozisht reformën në drejtësi. GJK foli. Nëse jeni të interesuar që reforma të funksionojë , bëjeni që të zbatohet vendimi i GJK. Ju lutem bëjeni. Nëse nuk e bëni ju, do ta bëjmë vetë. Do t’i shkruajmë  Presidencës së BE, Senatit Amerikan. Ne jemi të vendosur për vendosjen e një standardi të ri në Shqipëri”, tha nje perfaqesues i Aleances per Mbrojtjen e Teatrit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re