Skip to content

Vendimi i qeverisë për punësim të detyruar, studentët e mjekësisë paralajmërojnë protestë! Ja kur do mbahet






Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi.

Ata nuk jane dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe ndaj të enjten në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka treguar kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë.

Ai tha këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se ky projektligj do prezantohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pasi maturantët kanë në gusht provimin shtesë të dixhitalizuar dhe duhet ta miratojnë brenda korrikut.

“”