Skip to content

Vendimi i qeverisë shqiptare për mbylljen e “TikTok”, vijon jehona në mediat ndërkombëtare

rama tiktok

“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë, por ne vetë. Problemi është shoqëria jonë dhe çfarë po ndodh me të. TikTok dhe të gjitha platformat e tjera që po marrin peng fëmijët tanë janë shqetësimi i vërtetë”,- deklaroi Kryeministri Rama kur njoftoi për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri.

Vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e aplikacionit “TikTok” për një periudhë njëvjeçare ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.

Gazeta më e madhe italiane, “La Repubblica”, e cilëson këtë veprim si një rast unik, ndryshe nga 20 shtetet e tjera që kanë vendosur ndalime ndaj kësaj platforme.

“La Repubblica” thekson: “Deri më tani, rreth 20 shtete kanë ndaluar përdorimin e ‘TikTok’. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë kufizuar aksesin e këtij aplikacioni vetëm në pajisjet e përdorura nga zyrtarët e institucioneve. Mbretëria e Bashkuar ka ndjekur të njëjtën qasje. Por Shqipëria është një rast më vete, pasi vendimi është marrë për të shmangur përhapjen e kulturës së dhunës dhe ‘përversiteteve’, siç përmendet në motivacionin zyrtar.”

Gazeta italiane shkruan gjithashtu se ky vendim erdhi si pasojë e një ngjarjeje tragjike më 20 nëntor të vitit të kaluar, kur një 14-vjeçar nga Tirana u vra me thikë nga një bashkëmoshatar.

Përveç kësaj, “La Repubblica” përmend edhe kritikat e forta nga opozita. Ish-Kryeministri Berisha dhe politikanë të tjerë e kanë quajtur këtë ndalim “censurë politike”, duke theksuar se “TikTok” përdoret edhe për qëllime politike dhe fushata elektorale.

Ju si mendoni pse duan ta mbyllin tik tokun ?