Deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit Belind Këllici i ftuar në emisionin “Java në Dritare”, komentoi vendimin e SHBA që shpalli non grata ish-kryeministrin dhe liderin e PD, Sali Berishën.

Këllici u shpreh se zotit Berisha i atribuohen shumë suksese për Shqipërinë që janë arritur në kohën kur ai drejtonte vendin.

“Për mua është e pashpjegueshme se si 8 vjet pasi është larguar nga pushteti, nga drejtimi i vendit dhe PD merret ky vendim ndaj liderit historik të PD.

Berishës i atribuohen sukseset dhe reformat që kanë bërë të mundur integrimin europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Përmendim këtu anëtarësimin në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave, një ëndërr për të gjithë shqiptarët, rruga e Kombit.

Janë vepra madhore, ku arkitekti i tyre ka qenë Sali Berisha. Ai do ta ndjekë këtë proces në tokë të huaj, por kjo është beteja e tij historike për dinjitetin.

Por për të mbërritur te zoti Berisha, mendoj se duhet të ishte nisur së pari nga Rama, me superkampionët e korrupsionit për këto 8 vjet, pastaj mund të imagjinohej që të arrinte ky vendim për Berishën”, u shpreh Këllici.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re